COVID-19

LAJM I FUNDIT/ 6 të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, rekord i ri infektimesh, mbi 2800 raste pozitive


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka publikuar shifrat e fundit të situatës së “Covid-19” në vendin tonë ku sërish bie në sy fakti që është shënuar një numër i madh i rasteve pozitive. Sipas përditësimeve të bëra, janë rreth 2832 qytetarë të infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 6 të tjerë kanë ndërruar jetë në përballje me virusin e padukshëm. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Njoftimi i Plotë:

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 8,746 testime, 2,832 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 1,732 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”


Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.


Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 8,746 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2832 qytetarë, në këto bashki:
1,156 në Tiranë, 183 në Shkodër, 133 në Durrës, 130 në Fier, 107 Vlorë, 96 në Gjirokastër, 90 në Elbasan, 78 në Lushnje, 56 në Pogradec, 54 në Lezhë, 52 në Korçë, 50 në Berat, 47 në Sarandë, 46 në Kamëz, 33 në Vorë, 31 Krujë, 30 në Kurbin, 28 në Tepelenë, Kuçovë, 27 në Mirditë, 24 në Kavajë, 22 në Mallakastër, 21 në Peqin, 20 në Gramsh, 19 në Vau i Dejës, Mat, Patos, 18 në Skrapar, 16 në Kukës, 14 në Pukë, 12 në Malësi e Madhe, Dibër, Memaliaj, Devoll, 11 në Tropojë, Shijak, Belsh, 10 në Libohovë, 9 në Selenicë, Delvinë, Kolonjë, Librazhd, 8 në Fushë-Arrëz, 7 në Dimal, 6 në Divjakë, Himarë, 5 në Has, 4 në Prrenjas, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Permet, Kelcyrë, 2 në Dropull, Maliq, 1 në Bulqizë, Klos, Cërrik.
Janë 22,022 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.


Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 90 vjeç, një qytetar 69 vjeç nga Konispoli, një qytetar nga Burreli 71 vjeçe, një qytetar nga Rrogozhinë 75 vjeç, një qytetar nga Tepelena 81 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1,732 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 211,187 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2,832
Të shëruar në 24 orë 1,732
Të shtruar në spitale 130
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 8,746

Testime totale 1,589,635
Raste pozitive 236,486
Raste të shëruara 211,187
Raste Aktive 22,022
Humbje jete 3,277

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10,566
Fier 1,700
Elbasan 1,633
Durrës 1,565
Shkodër 1,442
Vlorë 1,329
Gjirokastër 996
Lezhë 800
Berat 764
Korçë 784
Dibër 233
Kukës 210

Related Articles

Back to top button