KRONIKËLAJMI FUNDITVIDEO

LAJM I FUNDIT/ Aksident fatal, makina shpërthen në flakë, ndërron jetë fëmija, pasagjeri bllokohet brenda


Një fëmijë 3-vjeç ndërroi jetë pasditen e sotme dhe disa persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Rrugën e Kombit në aksin Milot -Rubik.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në aksident janë përfshirë tre makina. Njëra nga makinat shpërtheu në flakë pas aksidentit duke u shkrumbuar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në njërën prej dy makinave të tjera që u përplasën me automjetin që u përfshi nga flakët si pasojë e dëmtimeve u bllokua dera e pasagjerit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Personat që ishin në vendin e ngjarjes ndërhyn më shpejtësi duke e nxjerrë të lënduarin. Të lënduarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ekspertët kanë nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Pamje nga vendgjaria 👇

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Njoftimi i policisë:
Milot/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot -Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3- vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Benz ” .

Mjeti tip “Benz ” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button