LAJM I FUNDIT/ Aksident në rrugën Kuman – Roskovec. Makina përplas biçikletën, i aksidentuari niset me urgjencë drejt spitalit të Fierit.
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Kuman – Roskovec, ku një makinë ka përplasur një biçikletë si pasojë ndodhet në gjendje të rëndë një person rreth 80 vjeç. I cili eshte transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, të cilët po kryejnë kqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Fier
Informacion paraprak
Në fshatin Kuman, Roskovec, shtetasi A. C., 60 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasin E. Z., rreth 80 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi A. C dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.