AKTUALITETPOLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Aktet kriminale të ndodhura në Fier dhe Krujë, reagon Ilir Meta


Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në Krujë dhe në Fier. Vrasja e biznesmenit Dem Backa në qytetin e Fierit dhe gjithashtu grabitja e biznesmenit Nazmi Çanga në Krujë kanë bërë që presidenti i vendit të dalë me një qëndrim zyrtar të shprehur nëpërmjet rrjetit social “facebook”, ku ka shkruar se akte të tila përbënin një kërcënim serioz për rendin në vend. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Meta ka bërë thirrje ndaj Policisë së Shtetit, që të merren të gjitha masat për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Postimi i Plotë nga presidenti Ilir Meta:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Dënoj me forcë aktet tepër të rënda kriminale të ditëve të fundit, vrasjen e biznesmenit Backa në qendër të Fierit, si dhe grabitjen dhe torturimin e biznesmenit Çangu në Nikël të Krujës.
Këto ngjarje, që kanë tronditur thellë opinionin publik, përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, por edhe për zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend, të forcojnë bashkëpunimin për arrestimin e menjëhershëm të autorëve me rrezikshmëri të lartë dhe vënien e tyre para drejtësisë, por edhe për të marrë të gjitha masat efektive për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda dhe tronditëse kriminale.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button