AKTUALITETLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Banorët e Divjakës bllokuan rrugën në protestë, hiqen barrierat te ‘Pushimi i Shoferit’


Banorë të fshatrave në anë të autostradës Lushnje-Fier kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste mëngjesin e kësaj të shtune, duke krijuar radhë kilometrike automjetesh.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”


Banorët kundërshtojnë vendosjen e barrierave metalike nga ARRSH për mbylljen e Kryqëzimit në autostradën Lushnje-Fier, i quajtur ‘pushimi i shoferit’.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ata thonë se me mbylljen e këtij kryqëzimi u duhet të kryejnë më shumë se 30 deri ne 40 km rrugë shtesë për të shkuar në destinacion nga rrethrrotullimi i Kolonjës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”


Pas protestës së banorëve të zonës, të cilët bllokuan rrugën për 20 minuta, punonjësit kanë ndërhyrë, duke hequr barrierat. Kryqëzimi i autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur ‘pushimi i shoferit’, është mbyllur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar te premten.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ky kryqëzim ka shërbyer si nyjë lidhëse nga autostradë në drejtim të qytetit të Divjakës si dhe nga autostrada në njësitë administrative Krutje, Allkaj, Bubullimë, Fiershegan e më tej për në Kuçovë e Berat, ndërsa pas bllokimit nuk ka rrugë alternative.

Banorë dhe fermerë të zonës kundërshtojnë këtë veprim, me argumentin se për ta zgjatja e rrugës është humbje kohe e po ashtu edhe financiare.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button