COVID-19POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Bëri dozën e tretë të vaksinës, Rama bën paralajmërimin e fortë: Nuk do të shkoni dot në punë, nuk do të paguheni, nuk do të hyni dot në dyqane…


Kryeministri Rama:

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mirë, siç besoj që e patë dhe ma ha mendja që ta transmetoni siç ndodhi, me zgjedhje të rastësishme nga dy vullnetarë që dolën këtu. Nuk e kuptoj se si në shekullin e 21 nuk i besohet shkencës por delirantëve. Si ka mundësi që kjo të jetë në lojë në kurriz të të gjithë planetit, dhe asnjë media e botës nuk flet? Iu është mbyllur goj, dhe iu është hapur atyre që nuk kanë asnjë lidhje me shkencën, humanizmin apo shëndetin publik.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Po flasin pro vaksinës të gjitha akademitë e botës, dhe janë kundër vaksinës një lumë njerëzish nëpër rrjet. Kjo është fyese. Austria është mbyllur komplet, vendet e tjera po marrin të gjitha masat, duhet të jemi të qartë për një gjë, që ne nuk mundet që ta lëmë këtë situatë për rrjedhje të lirë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

U them atyre që janë nënpunës të këtij shteti që të vaksinohen, pasi do të vijë momenti që do të ndalohen që të shkojnë në punë, dhe nuk do paguhen nga taksat e shqiptarëve. Iu them atyre që kanë të bëjnë me hapësira të mbyllura, se mund të vijë momenti që do të mbyllet dyqani nëse nuk janë të vaksinuar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button