POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Deklarata e fortë e Erion Braçes: Administrata nuk votoi PS! Kemi vajtur në Ministri, nuk kemi gjetur as ministrat aty, të hapin krahun ata që nuk punojnë


Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë disa deklarata të forta në Komisionin e Ekonimisë, drejtuar administratës publike dhe drejtuesve të institucioneve shtetërore. Braçe tha se gjysma e administratës publike në zgjedhjet e 25 prillit nuk ka votuar fare Partinë Socialiste.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Më tej, Braçe iu drejtua dhe ministres Elisa Spiropali e cila ishte në Komision, se disa herë kishin shkuar të dy për inspektime në Ministri dhe nuk kishin gjetur në punë ministrat. Kritrikat e tij për administratën lidhen me propozimin e qeverisë për krijimin e Drejtorisë Antikorrupsion.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Kemi hyrë në vitin e 9, do vij i 10, 11,12. Që ne të kemi vështirësi në funksionimin e institucioneve dhe për këtë të ndërtojmë instrumenta të vënë në lëvizje institucionet, kjo më duket para e shpenzuar kot. Të jemi të qartë. Nëse nuk bëjmë dot institucionet të funksionojnë, të hapin krahun të gjithë, nga i pari te i fundit”, tha Braçe ndër të tjera.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pjesë nga deklarata e Erion Braçes:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Do ta them troç: Nga analiza që unë bëj po ju them unë që më shumë se gjysma e administratës publike nuk ka votuar fare për Partinë Socialiste. Fare, zero. Në nivel qëndror dhe vendor po të doni.

Aty është zonja (i drejtorhet Spiropalit), sa herë kemi vajtur ne nëpër Ministri, tashi se nuk nxjerr ndonjë sekret të madh, dhe nuk kemi gjet ministrat në punë. Ministra në punë. Është kështu? Kemi shkuar për të kërkuar… po të lutem o Mondi më lër të mbaroj. (E ndërpret Edmond Spaho).

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ore kemi vajtur për të kontrolluar marrjen e përgjigjes. Institucion me institucion. U detyruan të vendosin tabela për të kontrolluar fluksin e ankesave dhe përgjigjet që jepeshin. Tabela, ku gjithsecili vihej para tabelës dhe i thuhej pse s’ka marrë përgjigje.

Kemi hyrë në vitin e 9, do vij i 10, 11,12. Që ne të kemi vështirësi në funksionimin e institucioneve dhe për këtë të ndërtojmë instrumenta të vënë në lëvizje institucionet, kjo më duket para e shpenzuar kot. Të jemi të qartë. Nëse nuk bëjmë dot institucionet të funksionojnë, të hapin krahun të gjithë, nga i pari te i fundit.

Nëse ka agjenci që nuk i përgjigjen qytetarit për 1001 arsye dhe një nga këto është korrupsioni, në hipoteka, në tatime, në inspktime, të hapin krahun të largohen. Ligji i përcakton rastet, por mungon vullneti për të larguar nga detyra atë që nuk shërben.

Related Articles

Back to top button