KRONIKËLAJMI FUNDITVIDEO

LAJM I FUNDIT/ Donte të griste flamurin serb, i riu rrëzohet nga shtylla para Kreyministrisë, ja si paraqitet gjendja e tij (VIDEO)

Një i ri është rrëzuar nga shtylla pëprara Kryeministrisë, në përpjekje për të grisur flamurin serb.

Fatmirësisht i riu që u rrëzua nuk ka marrë dëmtime serioze. Ai në fund ia ka arritur që ta shkëpusë një pjesë të flamurit dhe më pas është ngritur, ç’ka tregon që nuk është dëmtuar rëndë.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Sali Berisha ka thirrur sot një protestë kombëtare kundër mbërritjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç ditën e sotme, ftuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama në kuadër të iniciativës ‘Open Balkan’ ku deri më tani i janë bashkuar vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

I pranishëm në një takim 2 ditor në Shqipëri është dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev, ndërsa sot 3 liderët do të darkojnë në Elbasan në kompleksin e biznesmenit Gjergj Luca. Kësaj darke jo formale do ti bashkohet dhe Aleks Soros, djali i miliarderit George Soros i atakuar dhe nga ish-kryeministri Berisha si një nga influencuesit kryesor për shpalljen e tij ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Protesta e sotme do të nisë nga selia blu për t’u zhvendosur më pas drejt Kryeministrisë ku do të flasin disa ish-funksionarë të PD-së. Mbi 2 mijë forca policore janë në gatishmëri për mbarëvajtjen e kësaj proteste, ndërsa janë marrë masa shtesë sigurie në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit’.


Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button