POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama takohet me tetraplegjikët para Kuvendit: Mos rrini këtu në shi, futuni brenda në Kuvend se do i them unë ministres


Personat tetraplegjikë që ndodheshin prej mëngjesit të sotëm para Kuvendit, janë takuar me kryeministrin Edi Rama. Teksa mbylli fjalën në sallë dhe doli për të marrë dozën e tretë të vaksinës, Rama ndaloi dhe para tetraplegjikëve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Vetë tha se e kishte të pamundur t’i priste sepse kishte lënë orar për vaksinën, në orën 11.30, por i ftoi të futeshin në Kuvend dhe që të takohen me ministren e Ekonomisë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Unë nuk mundet dot t’ju marr brenda se kam lënë një orar për vaksinën. Për momentin do tju presë ministrja brenda. Unë do flas me të dhe do shikojmë marrëveshjen, çfarë ka marrëveshja. Më pas do ju kthej unë përgjigje brenda pak ditësh. Nesër do iki në Amerikë, po do flas me ministren, do shikojmë dhe marrëveshjen”, tha Rama.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Më pas, ai kërkoi nga gazetarët dhe shërbimi i Kuvendit që të ndihmonin këta persona që të futeshin brenda, të mos qëndronin më në shi. “Do t’i them ministres t’ju presë brenda. Mos rrini më këtu në shi. Futuni brenda se do ju presë ministrja”, tha Rama.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button