KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Ekzekutimi i biznesmenit Rakip Rolit, Policia jep detaje për arrestimin e autorëve

Kurbin 

Kapen dhe vihen në pranga autori i dyshuar i vrasjes se shtetasit R(P).R dhe 2 bashkëpunëtorët e tij.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Gjithashtu, procedohet penalisht në gjëndje të lirë për shkak të moshës shtetasi D.G., banues në Kurbin, për vepren penale “Përkrahja e autorit të krimit “.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 10.12.2021, në Sanxhak, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R(P).R., 55 vjeç, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se autori i dyshuar i vrasjes së 55- vjeçarit është shtetasi Ll.L., 22 vjeç dhe bashkëpunëtorët babai i tij shtetasi S.L., 56 vjeç dhe shoku i tij shtetasi K.Gj., banues në Kurbin.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Policia e Kurbinit dhe të gjtha strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me FNSh Shkodër,Forcën Operacionale në DPPSh, dhe forcat speciale Renea, kanë vijuar kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së 55-vjeçarit.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara në banesa dhe ambjente të ndryshme, ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, Policia bëri të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar, në Fushë Milot, Kurbin.Sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen.

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një armë kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi, si dhe u sekuestrua një mjet tip “Benz ” dhe një motoçikletë, me të cilët dyshohet se lëviznin autorët. 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim ” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button