AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Grabitja në Nikël, përkeqësohet gjendja e biznesmenit Nazmi Çangu


Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e biznesmenit Nazmi Çangu, banesa e të cilit ditën e djeshme ra pre e një grabitjeve, ku kryefamiljari u dhunua barbarisht.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet me dije se biznesmeni ka pasur probleme shëndetësore për shkak të goditjeve që ka marrë në kokë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Burime për media bëjnë me dije se gjatë natës biznesmeni ka pasur hemorragji dhe për këtë kanë marrë mjekët, të cilët aktualisht ende ndodhen në banesë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pitet që Cangu të bëjë një tjetër rezonancë për të parë nëse ka dëmtime serioze në kokë dhe do të shtrohet në spital për mjekim më të specializuar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Kujtojmë që ditën e djeshme banesa e Cangut ra pre e një grabitjeje, ku 10 persona të maskuar dhe armatosur hynë në shtëpinë e biznesmenit në Nikël dhe morën 100 mijë euro, para dhe bizhuteri floriri.

Ata lidhën dhe dhunuan biznesmenin pasi i kërkonin të tregonte se ku ndodhej çelsi i kasafortës, madje i prenë dhe  një gisht.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Related Articles

Back to top button