POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ I shoqëruar nga ambasadorja amerikane, Escobar mbërrin në takimin zyrtar me Lulzim Bashën, ja kush e priti në selinë e PD-së


Sapo ka mbërritur në selinë e PD-së, Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane, Gabriel Escobar.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Zyrtari i lartë amerikan ka planifikuar një takim zyrtar me kryedemokratin Lulzim Bashën ndërsa thelbi i diskutimit do të jetë lufta kundër politikanëve të korruptuar.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Siç mund ta shihni në video Escobar është shoqëruar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim teksa të dy i janë drejtuar selisë së blu. Escobar u prit në ambientet e jashtme të selisë së PD-së nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, dhe Jorida Tabaku ku më pas u ngjit drejt zyrës së kryetarit të PD-së Basha për të vijuar takimin e parashikuar me të.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në bazë të axjendës së publikuar nga ambasada amerikane pritet që rreth orës 15:00, Escobar të ketë një takim dhe me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Ndërsa në orën 17:00, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama.
Vizita e Escobar vjen dy ditë para Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button