POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ “Jemi gati ti fitojmë”, Gjiknuri pranon se PS po përgatitet për zgjedhjet lokale: Presidenti ka 45 ditë kohë që ti dekretojë


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur pas mbledhjes së kryesisë në selinë e PS, ku tha se kjo forcë politike është gati që sot të hyjë për të fituar zgjedhjet e pjesshme lokale.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas Gjiknurit PS është vazhdimisht në kontakt me organizatën në bazë, në mënyrë që të hyjë në zgjedhje për të fituar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sa i takon zgjedhjeve lokale të pjesshme, ato sipas Gjiknurit duhet të shpallen nga presidenti Meta jo më larg se 45 ditë nga zbardhja e vendimit të Gjykatës kushtetuese, sa i takon çështjes së 30 Qershorit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Zgjedhje priten në të paktën 7 bashki, ku kryetarët janë dorëhequr ose shkarkuar, apo rasti i Shkodrës ku Voltana Ademi mban prej dy vitesh mandatin në tejkalim të afatit 4-vjeçar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Ne gati jemi dhe për zgjedhjet e pjesshme vendore, pas zbardhjes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese, që nuk ka pse vonon pas opinionit të Venecias, brenda 45 ditësh presidenti duhet të dekretojë zgjedhjet. Ne jemi të gatshëm që ti fitojmë ato”, tha Gjiknuri përpara gazetarëve.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button