AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Konfirmohen rasti i parë me variantin “Omicron” në Shqipëri


“Omicron” mbërrin në Shqipëri. Komiteti Teknik i Ekspertëve në një dalje për mediat ka konfirmuar praninë e variantit të virusit Omicron në vendin tonë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Në mbledhjen e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve analizoi situatën epidemiologjike në lidhje me infeksionin Sars Cov2 në vend, rajon dhe botë, duke vlerësuar indikatorët monitorues të kësaj situate. Komiteti bën me dije se është konfirmuar dyshimi i specialistëve për praninë e variantit Omicron të virusit edhe në Shqipëri me përgjigjien e ardhur nga laboratori i referencës në Gjermani, megjithatë në Shqipëri vazhdon të mbizotërojë varianti Delta”, bëri me dije Rakacolli.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik dr. Eugena Tomini u shpreh se janë konfirmuar dy rastet e para të variantit “Omicron”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Nga ISHP sipas një procesi sistematik të dërgimit të mostrave të detektuara pranë laboratorit të virologjisë në ISHP në mënyrë sistematike, dërgimi i mostrave të detektuara që kanë sinjale të tjera të dyshuara për variante të tjera të Sars COV 2, kanë konfirmuar me ardhjen e tyre nga laboratori i referencës në Gjeramani, 2 raste të Omicron në totalin e mostrave të dërguara përkundrejt seguencimit genomic”, tha Tomini.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Tomini deklaroi se në vend vazhdon të mbizotërojë varianti Delta, pavarësisht konfirmimit të rasteve Imicron.
Sa i përket situatës epidemiologjike në vend ka një rënie të incidencës 2 javore, nga 171 në 140 raste për 100 mijë banorë dhe incidenca 1 javore vijon të ketë një tendencë në rënie nga niveli 294 në nivelin 284 rasteve për 100 mijë banorë. Sa i përket numrit të rasteve mesatarisht javore jemi në nivelin e 284 rasteve, ndërkohë që situata në spitale mbetet e qëndrueshme.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button