AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ LSI nis një kallëzim për SPAK: Të hetohen zyrtarët e inceneratorit të Fierit

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, dorëzon në SPAK kallëzimin për inceneratorin e Fierit. Pas padisë për incerenatorin e Tiranës dhe Elbasanit, Kryemadhi ka dorëzuar në SPAK kallëzim dhe për atë të Fierit.

Sipas LSI, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie sot deputet i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, dhe kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi, kanë kryer dy vepra penale atë të “Shkeljes së barazisë në tendera” dhe “Shpërdorimin e  Detyrës”.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Shkeljet e koncesionit në incerenatorin e Fierit, të denoncuara nga LSI:

1. Procedura është publikuar si ‘Tender Kombëtar’, ndërkohë që sipas vlerës duhej të ishte ‘Tender i Hapur Ndërkombëtar’. Kjo ka sjellë kufizimin e konkurrencës, faktin që ka marrë pjesë vetëm një subjekt. Vepra Penale: ‘Shkelje të Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

2. Ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Nga një sipërfaqe 6 hektarë pa pagesë në Portëz, ka kaluar në një sipërfaqe 11.3 hektarë, sipërfaqe kjo që duhej të shpronësohej, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën 46 milionë lekë të reja. Vepra penale: ‘Shpërdorim Detyre i ish-Ministrit Lefter Koka dhe Kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi.

3. Tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit. Pa verifikuar më parë kriteret e kualifikimit dhe pa marrë miratimin nga Ministria e Financave. Vepra Penale: ‘Shpërdorim Detyre’ dhe ‘Shkelje e Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

4. Nga 20 muaj që parashikohej të ndërtohej impianti(Propozimi i Fituesit), me marrëveshje të firmosur nga Alqi Bllako, është zgjatur afati deri në 31 Mars 2021. Pra, me shumë se 5 vjet, duke bërë që të rrëzohej pretendimi i ngritur nga palët për situatën e emergjencës mjedisore.

5. Publikimi i Procedurës është kryer pa marrë miratimin nga Ministria e Financave, që është e detyrueshme me ligj.

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

6. Zhvendosja e incerenatorit u bë duke shkelur ligjin lidhur me detyrimin për të marrë mendimin e komunitetit të banorëve të zonës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button