FIERI YNË TVKRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Perplasi per vdekje 67-vjeçarin te kthesa e Pojanit. Arratiset drejtuesi i Audit, shpallet ne kekrim nga Policia


Bardh Sulaj është 67 vjeçari i cili mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur në vendin e njohur si “Kthesa e Pojanit’ në Fier. I moshuari i cili udhëtonte me një motoçikletë, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra nga përplasja e rëndë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tip “Audi”, ka braktisur makinën e tij e cila përfundoi në kanal dhe është larguar nga vendngjarja. Policia po punon për identifikimin dhe më pas arrestimin e tij.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Fier/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sot rreth orës 19:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë e Vjetër, një automjet tip “Audi” ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. S., 67 vjeç, banues në Dërmënas, i cili ka ndërruar jetë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit i cili ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button