KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Po shkonte në vendngjarje, “benz”-i përplas oficerin e policisë, ndërron jetë në vend


Oficeri i Policise ka humbur jetën në një aksident tragjik në Malësi të Madhe mbrëmjen e kësaj të premte.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Burimet bëjnë me dije se ka humbur jetën në këtë aksident një shtetas i identifikuar si Jakup Reka Oficer Policie pas një aksidenti në rrugën e Malësisë së Madhe.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Shkodër/ Informacion paraprak 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë Jakup Reka, 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Back to top button