KRONIKË

LAJM I FUNDIT/ Policia e Korçës godet grupin kriminal të trafikut të drogës drejt Greqisë: 7 të arrestuar dhe mbi 250 kg lëndë narkotike e sekuestruar


Korçë

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Restart”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Shkon në 7 numri i të ndaluarve dhe në 252.4 kg lëndë narkotike e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, që ka startuar një muaj më parë për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët në DVP Korçë, në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në vijim të operacionit, goditet rasti i tretë i tentativës për trafikim të narkotikëve, sekuestrohen edhe 65 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, vihen në pranga 2 shtetas të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Restart”, nisur 1 muaj më parë, si rezultat i të cilit janë vënë në pranga 5 shtetas dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 187.4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Si rezultat i informacioneve të grumbullauara nga hetimet proaktive dhe punës së mirëorganizuar, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, ku u bë arrestimi në flagrancë i një pjesëtari tjetër të këtij grupi kriminal konkretisht shtetasit S. K., 42 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Korçë-Kapshticë,​ me automjetin tip “Volvo”, gjatë kontrollit të të cilit iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 72 pako me peshë 65 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila do të trafikohej në drejtim të shtetit grek.

Gjithashtu po në kuadër të këtij operacioni, u bë ndalimi për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, i shtetasit E. F., 32 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si i implikuar në ngjarjen e datës 06.11.2021, ku u arrestuan në flagrancë 4 shtetasit L. R; J. M; I. M. dhe A. Ç.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, hetimet për këtë operacion po vijojnë për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Related Articles

Back to top button