LAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Rrëshqitja e dherave, bllokohet aksi Vlorë-Radhimë, rruga bëhet e pakalueshme


Për shkak të motit të keq dhe me reshje të dendura shiu aksi rrugor Vlorë-Radhimë është bllokuar këtë mbrëmje.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas informacioneve një masiv dheu është shkëputur duke bllokuar rrugën dhe qarkullimin e mjeteve.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kjo situatë ka ardhur pas reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë qenë në vend prezent gjatë gjithë ditës së sotme.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ndërkohë, që në vendin e ngjarjes priten të shkojnë fadromat për pastrimin e rrugës.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

📌Policia Rrugore e Vlorës

Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu në shumë zona të vendit, Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve në të gjitha akset rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

⚠️Për shkak të rreshjeve të shiut në askin rrugor Vlorë-Orikum, në Jonufër, ka patur rrëshqitje të dheut, gjë që ka sjellë bllokim të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që kontraktorët 🚜 po punojnë për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emregjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.

Related Articles

Back to top button