KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ SHÇBA arreston inspektorin e policisë së Fierit, në pranga edhe bashkëpunëtori i tij, u kapën në flagrancës duke…


Më datë 10.12.2021, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Fier arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë me detyrë në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, Inspektor Y. L. dhe shtetasin I. Ç., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Dhënie ndihme për kalim të kufirit kundrejt përfitimit të paligjshëm, në bashkëpunim”

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar 9 shtetas të huaj sirianë, ndërsa drejtonin dy automjete në aksin rrugor Fratar-Fier.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 298/2 e 25 të Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button