COVID-19

LAJM I FUNDIT / Shifra të FRIKSHME nga COVID: Mbi 2,600 raste të reja në 24 orë, mes 6 viktimave edhe një 36-vjeçar


Rastet ditore të infektimeve nga koronavirusi në vendin tonë vijojnë të jenë të larta.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 9,485 testime, 2,670 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Gjashtë persona të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë, mes tyre edhe një 36-vjeçar nga Saranda.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

SHIFRAT E PLOTA:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 9,485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,670 qytetarë, në këto bashki:

1,434 në Tiranë, 148 në Shkodër, 105 në Durrës, 101 në Vlorë, 75 në Elbasan, 51 në Fier, Sarandë, 48 në Kamëz, Gjirokastër, 44 në Lushnje, 37 në Krujë, 36 në Korçë, 35 në Kurbin, Pogradec, 32 në Berat, 27 në Tepelenë, 25 në Vorë, 24 në Lezhë, 21 në Devoll, 20 në Kuçovë, 18 në Mirditë, Mallakastër, 17 në Kavajë, Patos, 16 në Gramsh, 15 në Skrapar, 13 në Dibër, 11 në Vau i Dejës, Divjakë, Përmet, 9 në Kukës, Peqin, Tropojë, 8 në Kolonjë, 7 Konispol, Memaliaj, Prrenjas, 6 në Has, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cërrik, 5 në Mat, Belsh, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Shijak, Himarë, 2 në Pukë, Fushë-Arrëz, Rrogozhinë, Dimal, 1 në Bulqizë, Finiq, Libohovë, Maliq, Poliçan.

Janë 24,105 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Saranda 36 dhe 84 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 62 dhe 80 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 67 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 2,152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 216,785 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Janar 2022)

Raste të reja ditore         2,670

Të shëruar në 24 orë      2,151

Të shtruar në spitale       134

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                 9,485

Testime totale              1,614,613

Raste pozitive                 244,182

Raste të shëruara           216,785

Raste Aktive                      24,105

Humbje jete                         3,292

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            11,409

Fier                 1,841

Elbasan          1,697

Durrës            1,628

Shkodër          1,649

Vlorë                1,471

Gjirokastër      1,132

Korçë                926

Lezhë                917

Berat                 889

Dibër                  284

Kukës                 262

Related Articles

Back to top button