FIERI YNË TVKRONIKËLAJMI FUNDITVIDEO

LAJM I FUNDIT/ Shkrumbohet rulota në aksin Levan -Tepelenë, udhëtonin turistë Italian. (VIDEO)


Digjet një rulot me targa Portugeze me drejtues Italian në rrugën nacionale Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Roms. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit, shtetas italian nuk pati dëmtime pasi arriti që të dilte shpejt nga automjeti që është shkrumbuar thuajse totalisht. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka qenë një defekt që ka bllokuar gomat e para, duke bërë që të shpërthejnë në flakë. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Drejtuesi i mjetit sapo ka konstatuar tymin ka arritur të zbresë, ndërsa rulota në pak minuta është djegur e gjitha. Edhe pse forcat zjarrfikëse kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes, automjeti është djegur i gjithi. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe policia, ndërsa po punohet për shkaqet që çuan në djegien e rulotës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Mallakastër/ Informacion paraprak

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sot rreth orës 21:00, në aksin rrugor Levan – Tepelenë, në fshatin Rromës, Mallakastër, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti rulot tip “Opel” me drejtues shtetasin italian R. Z., 67 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Related Articles

Back to top button