KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri, dyshohet se ka të plagosur! 


Të shtëna me armë zjarri raportohet mbrëmjen e së mërkurës në Dobraç të Shkodrës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Si pasojë një person ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë në spital. Burimet nga uniformat blu bëjnë me dije se atentat në Shkodër iu bë Admir Bajri (i plagosuri). Mësohet se ky i fundit ka qenë duke udhëtuar në një mjet të llojit “Mercedez Benz”, tip ML në momentin që është qëlluar me breshëri plumbash.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

“Fax News” bën me dije se ngjarja ka ndodhur pranë një supermarketi, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke vendosur perimetrin e sigurisë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftimi i policisë Shkodër:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkoder, në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi A.B, 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.

38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.

Related Articles

Back to top button