AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Tjetërsimi i pronave në bregdetin e jugut, arrestohen 7 persona dhe procedohen disa të tjerë, konfiskohen 2000 m2 tokë


Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar me shkresën nr.3296 prot. datë 10.08.2021. të Bashkisë Himarë, ka rregjistruar procedimin penal nr.1341/2021 për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në fazën e hetimit paraprak të këtij procedimi penal, ka rezultuar se prej shtetasëve në hetim janëfalsifikuar A.M.T.Ppër qytetin e Himarës, fshatrat Dhërmi e Gjilekë, të cilat në zbatim të ligjit nr.9948, datë 7.7.2008.“Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”të ndryshuar, si dhe V.K.M.-së nr.338/2015.duhet tëmiratoheshin me vendim tëKëshillit Bashkiak Himarë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Konkretisht rezulton se janë falsifikuar :A.M.T.P. për pasuri me sipërfaqe prej 4.400 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi, në emër të V.S;A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 1800 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi  në emër të V.S.; A.M.T.P për pasurinë me sipërfaqe prej 1400 m²  e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi, në emër të V.S:.A.M.T.P. për pasuri me sipërfaqe prej 1.080 m² e ndodhur në Z.K.1739 Gjileknëemër të M.S; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 2.000 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi në emër të E.M.; A.M.T.P. për pasurinë mesipërfaqe 2171 m² e ndodhur në Z.K.1952 Himarë në emër tëP.P.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe3150 m²  e ndodhur në Z.K. 1952 Himarë nëemër të Z.B.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 800 m² e ndodhur në Z.K.1952  Himarë, në emër të A.T.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqeprej 2000 m² e ndodhur në Z.K.1952  Himarë në emër tëK.DH.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 687 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi në emër të A.B.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 2600 m²  e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi në emër të A.B;A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 1292 m² e ndodhur në Z.K.11952 Himarë në emër të A.T.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Këto A.M.P.T. të falsifikuara, të riprodhuara si origjinale, pasi përgatiteshin plan rilevimet prejE.M. punonjës në D.P.ZH.T., pranë Bashkisë Himarë,dërgoheshin me shkresa të falsifikuara, si praktika tëBashkisë Himarë, për rregjistrim nëA.SH.K.Drejtoria Vlorë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sikurse ka rezultuar nga hetimi, prej këtyre pasurive, janë rregjistruar pranë A.SH.K Drejtoria Vlorë dhe janë pajisur me vërtetim hipotekor pasuria me sipërfaqe prej 800 m² e ndodhur në Z.K.1952 Himarë në emër të A.K. me nr.718 dt.07.09.2021.në A.SH.K.-së Drejtoria Vlorë, dhepasuria me sipërfaqe prej 1292 m² e ndodhur në Z.K.1952 Himarë e pajisur mevërtetim hipotekor në emër të A.T,me nr.244 dt.07.04.2021. në A.SH.K.-së Drejtoria Vlorë.

Nga të dhënat e deritanishme, rezulton që prej shtetasëve nën hetim dyshohen të jenë konsumuar elementë të figurave të veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në fazëne hetimit paraprak të këtij procedimi penal, mbi bazën e kërrkesës tëprokurorit,Gjykatae Shkallës së Parë Vlorë, me vendim nr. 504 dt.10.12.2021ka vendosur:

Caktimin ndaj shtetasit V.S., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal, të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Caktimin ndaj shtetasit M.S., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Caktimin ndaj shtetasit E.M. si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Caktimin ndaj shtetasit P.P., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Caktimin ndaj shtetasit Z.B., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Caktimin ndaj shtetasit A.K. si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masave të sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale.

Caktimin ndaj shtetasit A.B., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim e më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Caktimin ndaj shtetasit K.Dh., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masave të sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale.

Caktimin ndaj shtetasit I.Gj., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale.

Caktimin ndaj shtetasit E.M., si i dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Shërbimet e policisë gjyqësore kanë ekzekutuar masat e sigurimit për shtetasit e mësipërm më datë 10.12.2021, përjashto masat për shtetasin M.S “arrest ne burg”, shtetasin A.K“detyrim paraqitje”, dhe shtetasin K.DH “detyrim paraqitje”.

Gjithashtu, po në funksion të këtij procedimi penal penal nr.1341 të vitit 2021 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr.505, datë 10.12.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur:

“Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros për pasuritë e  mëposhtme:

Pasuria e regjistruar në nenin hipotekor nr.718, datë 07.08.2021 Z.K.1952 Himarë, sipërfaqe prej 800 m² rregjistruar në emër të A.K..

Pasuria e regjistruar në nene hipotekore nr.244, datë 07.04.2021 Z.K.1952, Himarë  sip. prej 1292 m² rregjstruar në emër të A.K.”

Hetimet për këtë procedim penal vijojnë.

Vlorë, më10.12.2021.

Related Articles

Back to top button