AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ U arrestua me bujë për drogë, efektivi i RENEA-s shpallet i pafajshëm


Efektivi i repartit RENEA Xhulio Liçi ka marrë pafajësinë për akuzat e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Ai u arrestua me shumë bujë në maj të këtij viti bashkë me dy persona të tjerë Ded Nimani dhe Luan Gaçi, pasi në mjetin e tij u gjet 1 kilogramë kokainë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Për këtë sasi droge u dënua shtetasi Ded Nimani me 4 vite e 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Nimani para hetuesve, por edhe gjatë një ballafaqimi të bërë gjatë hetimeve me efektivin e policisë dhe shtetasin tjetër Luan Gaçi, ka dëshmuar se asnjëri prej tyre nuk kishte dijeni për drogën dhe cdo gjë ishte bërë prej tij.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në këto kushte, por edhe në mungesë të provave, Prokuroria liroi nga akuzat për drogë efektivin e RENEA-s dhe shtetasin Luan Gaçi. Ky i fundit u gjet fajtor për fshehje të të ardhurave, pasi u konstatua që punonte  taksi pa licencë dhe nuk lëshonte kupon tatimor.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”
XHULIO LIÇI

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button