KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ U plagos dje në atentat, pas Lulzim Bitrit, ndërron jetë te Trauma edhe Ardian Çollaku


Ardian Çollaku, personi që mbeti i plagosur në atentatin e djeshëm në Elbasan, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës në Tiranë. Çollaku u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit dhe më pas te Trauma, ku u tha se kishte pësuar vdekje klinike.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Fatkeqësisht, mëngjesin e sotëm bëhet me dije se ai ka ndërruar jetë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

I vdekur në këtë atentat mbeti dhe Lulzim Bitri. Ky i fundit ndërroi jetë në vendngjarje, për shkak se drejt tyre u qëllua me të paktën 15 plumba. Të dy viktimat ishin persona me precedent të mëparshëm penal.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ata u qëlluan në pritë pranë një karburanti të zonës, dhe pak momente më pas Policia gjeti një makinë të djegur në Balldren, që dyshohet se u përket autorëve. Pavarësisht se grupet e hetimit shkuan me shpejtësi në vendngjarje, autori/autorët ende nuk janë kapur.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sipas raportimeve të gazetares Klodiana Lala bëhet me dije se Çollaku (Subashi) është hetuar për vrasjen e Everest Çakajt që ndodhi më 11 maj të këtij viti, në të cilën dyshohet se ka pasur lidhje direkte.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar që pas dënimit në Itali, Çollaku vidhte automjete dhe ua shiste grupeve kriminale për të kryer vrasje. Dyshohet se ai ka bashkëpunuar  dhe me grupin e Dubait dhe të Erion Alibejt, i cili është vëllai i Endrit Alibejt, i cili mbeti i vrarë në “Masakrën e Bradasheshit” në vitin 2018.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ndërsa viktima tjetër Lulzim Bitri, rezulton të ketë lidhje të fortë me Talo Çelën, një nga miqtë e tij më të afërt.  

Related Articles

Back to top button