KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJMI FUNDIT/ E rëndë në Fier, 55 vjeçari humb kontrollin e zetorit teksa punonte tokat, ndërron jetë në vend, plagoset vajza e tij 10 vjeçare


Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Një 55 vjeçar ka humur jetën si pasojë e rrëshkitjes së zetorit të tij në një kanal në momentin që po punonte tokat. Rrëshkitja ka ndodhru si pasojë e lagështirës dhe kjo ka rezultuar fatale për drejtuesin 55 vjeçar me iniciale B.H i cili ka ndërruar jetë në vend. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjithashtu e plagosur ka mbetur edhe vajza e tij 10 vjeçare e cila ndodhej me të në momentin e aksidentit. Aktualisht ajo gjendet nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Fierit.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Fier
Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshkitur dhe ka rënë në një kanal.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është dëmtuar vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button