LAJMI FUNDITRAJONI

LAJMI FUNDIT/ Lirohen ish-krerët e UÇK-së? Gjykata e Hagës kërkon siguri nga Policia e Kosovës për mbrojtjen në liri të Hashim Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit


Gjykatësi në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të japë informacione të detajuara, lidhur me aftësitë e saj për të garantuar sigurinë e mjaftueshme në rast të lirimit me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim, në Hagë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi kanë kërkuar që klientët e tyre të mbrohen në liri, duke kërkuar “garanci” nga Policia e Kosovës.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Gjyqtari i procedurës paraprake në këtë mënyrë: URDHËRON Policinë e Kosovës, në lidhje me ndonjë departament tjetër dhe/ose autoritetet në Kosovë nëse është e nevojshme, të sigurojë informacionin e detajuar në Shtojcën e këtij urdhri brenda dy javësh nga njoftimi”, thuhet në vendimin e marrë nga Specialja, shkruajnë mediet në Kosovë. 
Pas kesaj proçedure ish liderët e UÇK-së do të udhetojnë drejt Kosovës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kujtojmë se ish presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë, pasi akuzohen për krime lufte.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button