AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJMI FUNDIT/ Motori humb kontrollin dhe del nga rruga, plagosen babë e bijë, nisen me urgjencë në spital


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krujë Fushë-Krujë. Mësohet se shtetasi me iniciale F. M., duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe vajza e tij, e cila ishte pasagjere në motor. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Krujë/Informacion paraprak:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Me datë 23.10.2021, rreth orës 18:40, në aksin rrugorë Krujë-Fushë Krujë, shtetasi F. M., duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, (vajza) shtetësja N. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button