AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDITVIDEO

LAJMI FUNDIT/ Ngjarje makabre në Fier! Endacaku rrëmben dhe vret fëmijën 8 vjeç (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit ku një fëmijë 8 vjeç është rrëmbyer paraditen e sotme në fshatin Grecalli.

Sipas uniformave blu i mituri është rrëmbyer nga fqinji i tij, Klodian Çalamani i cili pasi e ka rrëmbyer e ka mbajtur të mbyllur për disa orë dhe më pas dyshohet se e ka groposur.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

8 vjeçari është raportuar i zhdukur nga nëna e tij ditën e sotme rreth orës 15:30 ku policia menjëherë filloi kërkimet, por fatkeqësisht pas disa orësh të miturin e gjetën të pajetë.

Fier
Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.

Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button