AKTUALITETLAJMI FUNDIT

Lajmi fundit,Vlore/ Bab e bir shkojne ne spital te plagosur, ja arsyeja..


Vlorë/Informacion paraprak/Më datë 09.10.2021, rreth orës 04:55, në spitalin e Vlorës, kanë shkuar të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe V. D., 60 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Mavrovë, Selenicë, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë konfliktuar me tre persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur, dhe në afërsi të stanit janë diktuar nga babai dhe djali, të cilët kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Nga shërbimet policore gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës, janë konstuar të kultivuara 180 bimë narkotike, të cilat janë asgjesuar me anë të djegies. Dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga shtetasit F. D dhe V. D, të cilëve gjatë kontrollit të banesës ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri (automatik dhe pushkë).

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button