AKTUALITET

Largimi i Enkelejd Jotit drejt RTSH-së, Albana Fico emërohet në krye të QSUT-së


Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico tashmë është emëruar në krye të QSUT-së.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ky emërim i Ficos në krye të QSUT-së vjen pas zgjedhjes së Enkelejd Jotit në krye të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Postimi i Manastirliut:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejdi Jotit për punën në këto vite jo të lehta. 

Nuk dihet ende se kush do të emërohet në krye të ISHP-së me këtë lëvizje të Ficos drejt Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Fico ka mbajtur një profil të lartë publik në dy vitet e fundit, pas shfaqjes së pandemisë, dhe ka qenë pjesë e Komitetit të Ekspertëve për menaxhimin e situatës Covid.

Tashmë asaj i është besuar nga qeveria një post i ri menaxherial, siç është drejtimi i qendrës më të madhe spitalore në vendin tonë.

Related Articles

Back to top button