Uncategorized

Lojtari i Barcelonës nuk ecën dot pas dëmtimit, talenti Gavi e mban mbi shpinë deri te hoteli (PAMJET) 


FC Barcelona mori një fitore të vlefshme kundër Galatasaray, e cila i lejoi ata të kalojnë në çerekfinale të Europa League. Megjithatë, nota negative e ndeshjes ishte lëndimi i Sergiño Dest. Anësori i djathtë bëri një aksion të shkëlqyer mbrojtës kur vuri re shqetësim në kofshën e majtë. Barça kërkoi menjëherë ndryshimin pasi ai nuk ishte në gjendje të vazhdonte.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjendja e amerikanit është veçanërisht shqetësuese, duke pasur parasysh se të dielën e ardhshme klasikja do të luhet kundër Real Madridit. Shqetësimi e pengoi atë të ecte dhe ishte Gavi që e ndihmoi të shkonte në hotelin e Barcelones, duke e mbajtur mbi shpine. Barça ende nuk ka bërë të ditur problemet e Sergiño Dest, i cili mund të mungojë për javë të tëra.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Incidenti i Alba – Mbrojtësi i Barcelonës Jordi Alba u sulmua me shishe nga tifozët turk në ndeshjen e sotme kundër Galatasaray, por në fund u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të reagimit të tij jo të hijshëm ndaj tyre. Incidenti në fjalë ndodhi gjatë minutës së 85’ të ndeshjes.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Alba i afrohet vijave anësore, pa e ditur që do të sulmohej nga tifozët e Galatasaray me shishe dhe gota të mbushura me lëngje në stadiumin “Nef” të Turqisë. Ne ate moment ai merr topin dhe e godet ne drejtim te tribunes nga e cila erdhen edhe gotat dhe shishet.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Lojtaret e Galatasaray mundohen ta qetesojne ndersa disa shkojne qe te ferkohen me spanjollin duke i kerkuar shpjegim per ate veprim ndaj tifozerise, teksa sigurisht qe do te kete nje gjobe per ekipin e Galatarasay dhe ndoshta nje skualifikim per nje ndeshje te stadiumit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button