POLITIKË

Luan Baçi flet pas shkarkimit: Basha po hakmerret ndaj Fierit sepse anëtarët e Kryesisë votuan PRO mbledhjes së Kuvendit, e ftoj kryetarin në votëbesim!


Deputeti demokrat Luan Baçi ka reaguar sërish sot pas shkarkimit të tij nga posti i kryetarit të degës së PD Fier, i firmosur nga Lulzim Basha. Ky i fundit përmes një e-maili ka emëruar Agron Kapllanaj në krye të degës së PD-së Fier, duke ngjallur reagime të shumta nga anëtarët e kryesisë së kësaj dege.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Baçi thotë se Basha u hakmorr pasi pothuajse 90% e kryesisë së kësaj dege firmosën formularin për mbledhjen e Kuvendit kombëtar të PD-së.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ai fton kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën të votëbesohet. “Nuk duhet të kemi frikë nga votëbesimi. Edhe sikur 55 % të marrë do të jetë një kryetar legjitim” tha ai në një intervistë për “Ora News”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pjesë nga intervista:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Pyetje: Vazhdoni të jeni në krye të PD-së Fier edhe pse zoti Basha ka emëruar Agron Kapllanaj?

Luan Baçi: Zoti Basha ka bërë një komandim që kryesia e degës të merrte në konsideratë dhe të kryente veprimet. Kryesia e degës u mblodh mbrëmë dhe është kundër vendimit të kryetarit për komandimin në detyrë të X apo Y person pa marrë miratimin e kryesisë. Një vendim i i tillë është i papranueshëm për kryesinë. Të gjithë anëtarët 100% janë kundër këtij vendimi dhe nuk e pranojnë. Personalisht nuk e kam problem. Jam i hapur për çdo vendimmarrje. Por është një vendim arbitrar dhe i pa njoftuar fare,

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Pyetje: Keni deklaruar se keni patur një bisedë me kryetarin Basha para dy ditësh. A ju tha se do t’ju zëvendësonte me dikë tjetër në degë?

Luan Baçi: Jo. Kërkoi dakordësinë time për komandimin e një personi tjetër, por absolutisht nuk biseduam për emra konkretë dhe nuk i dhashë dakordësi për ndonjë emër, pasi kjo është kompetencë e kryesisë së degës. Ajo është që propozon emra konkretë në raste komandimi.

Mendoj se një vendim i tillë është hakmarrës ndaj strukturave të degës së Fierit në përgjigje të asaj që  90% e tyre, veç atyre që nuk janë në Shqipëri, kanë firmosur formularët  për mbledhjen e kuvendit. Kjo është arsyeja e nxitimit dhe marrja e një mase të tillë në një situatë të tillë.

Pyetje: Pra largimi juaj ka lidhje me faktin që i jeni bashkuar foltores “Berisha”?

Luan Baçi: Unë i jam bashkuar PD-së. Nuk isha unë i vetmi që iu bashkova në foltore por e gjithë kryesia.Madje strukturat më kërkuan që unë të isha pjesë e kësaj foltoreje dhe të vazhdojmë bashkarisht proceset demokratike.

Pyetje:Dje zoti Basha tha se e përkrahin 90% e bazës sa % e përkrah baza ë Fierit zotin Basha?

Luan Baçi: Unë nuk mund të bëj deklarime të tilla por do të ftoja Bashën që të masë përqindjen që kemi në elektorat ti nënshtrohemi votëbesimit. Jam gati të votëbesohem tek anëtarësia e PD-së madje mbrëmë jam shprehur se edhe nëse nuk votëbesohem 70% jap dorëheqjen edhe nga deputet. Ta bëjë dhe zoti Basha. edhe sikur 55 % të marrë do të jetë një kryetar legjitim.

Related Articles

Back to top button