AKTUALITET

Makina inteligjente iu bën “gjëmën” shoferëvë, brenda 2 orësh pezullohen 60 patenta dhe vendosen 105 gjoba 


Policia Rrugore ka monitoruar me anë të makinës inteligjente Rrugën e Kombit, ku vetëm përgjatë 2 orëve janë pezulluar 60 leje drejtimi dhe janë vendosur 105 masa administrative, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve që të mos ecin me shpejtësi tej normave të lejuara, për të shmangur aksidentet që jmund të marrin jetë njerëzish.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi i Policisë:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Vijon monitorimi i qarkullimit me makinën inteligjente, kësaj here në Rrugën e Kombit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Gjatë 2 orëve monitorim, i cili do të vijojë edhe përgjatë orëve të vona të mbrëmjes, janë pezulluar 60 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 105 masa administrative, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të Lejes së Drejtimit.

Makina inteligjente, për dy orë, ka skanuar automjete që qarkullonin me shpejtësi nga 137 km/h deri në 192 km/h.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

2 kilometra më tej pozicionimit të makinës inteligjente në Rrugën e Kombit, patrulla e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet e evidentuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Masat administrative u vendosën jo vetëm ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve, por edhe ndaj 105 drejtuesve të tjerë, që makina inteligjente skanoi gjatë punës së saj.

Nuk është aksion, por kontroll i pandërprerë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Të gjitha akset rrugore të vendit të monitoruara, me makinën inteligjente dhe me flotën e re të pajisjeve të Policisë Rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugë.

Drejtues mjetesh, rruga është e të gjithëve, rregulli vlen njësoj dhe është i barabartë për të gjithë.

Shpejtësia, alkooli dhe garat, të ndërpresin rrugëtimin e jetës.

Mos fluturoni në rrugë!

Related Articles

Back to top button