AKTUALITET

Makina luksoze tentoi parakalimin, aksident i rëndë në Berat, mjetet përplasin dhe një këmbësor në trotuar (Video)


Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Berat-Dimal, në vendin e quajtur Otllak.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Makina luksoze e tipit Volsëagen Toureag, me targa AA 030,në përpjekje për të parakaluar është përplasur fuqishëm me mjetin me targa greke HJK 1373. Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti me targa greke është goditur me shtyllën dhe kangjellat e rrugës, duke plagosur edhe një kalimtar që ndodhej në anë të rrugës.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Nga aksidenti kanë ngelur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve si dhe këmbësori, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat,ku edhe po marrin ndihmë mjekësore. Burime nga Spitali Rajonal Berat konfirmojnë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, edhe pse kanë plagë të shumta në trup.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore dhe ekspertë,që po kryejnë edhe kqyrjes e vendit të aksidentit për të zbardhur shkaqet. Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se, paraprakisht mendohet se shkak për aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i mjetit Toureag, që drejtohej nga shtetasi Agur Pajo.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button