MJEKSIA

Manastirliu në Poliklinikën e Vlorës: Instalohen për herë të parë 4 aparatura moderne për matjen e densitetit kockor 


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar sot nga afër instalimin e katër aparaturave moderne të DEXA, për matjen e densitetit kockor. Ajo tha se aparatura të tilla do të instalohen për herë të parë edhe në Tiranë e Shkodër.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Është një investim i ri, i cili tashmë ka ardhur në Vlorë por edhe në Shkodër dhe Tiranë dhe janë aparaturat e reja që ndihmojnë ekzaminimin e densimetrisë kockore, në funksion të ekzaminimeve që bëhen për kontrollin e osteoporozës, kështu që besoj që ishte më se e pritur nga të gjithe ju dhe është hera e parë që këto aparatura instalohen në sistemin publik. Janë 4 aparatura të reja në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër“, u shpreh Manastirliu.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Manastirliu bëri apel për vaksinimin me dozën e tretë, me qëllim uljen e përhapjes së Covid- në në popullatë dhe mbrojtjen e jetës.   

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

 “Viti i shkuar ka qenë i vështirë, edhe ky vit që ka hyrë me rritjen e rasteve me omicron, me çfarë shihet ka një situatë e cila është e qëndrueshme, por falë vaksinimit ia kemi dalë. Doza e tretë dhe sidomos në personelin mjekësor ka siguruar një mbrojtje vërtetë efektive dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë detyrë të madhe që ne kemi ndaj gjithë popullatës, pra për të rritur mbulesën vaksinale edhe për t’u siguruar që ju mbi të gjitha, të jeni të shëndetshëm e të siguroni kujdesin shëndetësor për ta, sepse jeni të mbrojtur tashmë me dozën e tretë. Por edhe ata që nuk e kanë bërë ende dozën përforcuese të mund të binden nga ju sepse tek ju kanë besim qytetarët dhe jo të dëgjojnë teoritë konspirative“, shtoi Manastirliu.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button