AKTUALITET

MASHTRIMI me BUKËN, tregtarët rritën çmimin dhe ulën peshën


Çmimi i bukës ka pësuar rritje duke shtuar koston në xhepat e qytetarëve por kjo është shoqëruar edhe me abuzime sa i përket peshës së produktit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Një rast i tillë ku buka peshon vetëm 680 gramë është verifikuar nga “Ora News”, ndërkohë që Hasan Stafa, drejtues i ankesave pranë qendrës së konsumatorit thotë se inspektimi në terren po bëhet i vështirë për shkak të informalitetit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Qytetarët shqiptarë po përballen me rritjen e ndjeshme të çmimeve në treg për produktet e konsumit, ndërkohë që situata bëhet edhe më problematike nga abuzimet në treg.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

I tillë është rasti i peshës së bukës, e cila jepet me mangësi edhe pse konsumatori po e paguan me shtrenjtë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Vala e rritjes së çmimeve kryesisht për produktet e konsumit të përditshëm siç është buka si duket po shoqërohet me abuzime në treg sa i takon peshës së saj.

Nëse më parë një bukë të tillë masive e blije me 70 lekë dhe me një peshë mesatarisht 800 gram, unë sapo e bleva një të tillë, jo vetëm që e bleva 90 lekë, por dhe pesha e saj siç mund ta shikoni është 680 gram.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Rritja e çmimeve në treg gjatë vitit të fundit është bërë shkak për më shumë se 3163 ankesa që i janë drejtuar Qendrës së Konsumatorit nga qytetarët.

Hasan Stafa, drejtues i kësaj zyre pranon abuzimet në treg, por inspektimi në terren sipas tij bëhet i vështirë pasi ka shumë biznese informale.

“U rrit menjëherë çmimi dhe lëvizi menjëherë dhe pesha e bukës jo drejt pozitivitetit por negativitetit.”

Pas 15 tetorit një taskforcë kombëtare do të menaxhojë rastet e spekulimeve me çmimet dhe me peshën e bukës.

“Kemi ngritur grupe të përbashkëta të monitorimit të tregut për të ndaluar spekulantët. Natyrisht çmimi do të ketë njëfarë rritje derisa tregu ndërkombëtar reagon, je i detyruar se je i varur te ai treg.”

Qytetarët thonë se zëri i tyre nuk po dëgjohet edhe pse duhet të durojnë të gjithë barrën e rritjes së çmimeve, qofshin ato edhe abuzimeve.

“Janë probleme shumë të vjetra në Shqipëri, të zakonshme. Ne pensionistët e ndjejmë shumë.”

“Politika i ka këto gjëra, ne popull jemi. E marrim bukën, as peshojmë, asgjë.”

Konsumatorët kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet përgjegjëse, pasi çmimet jo vetëm po pësojnë rritje, por kostoja shtohet edhe më tej nga abuzimet.

Related Articles

Back to top button