AKTUALITETART & KULTURLIFESTYLE & SHOWBIZ

Mbështetja e publikut bën diferencën, Eurovision shkon në Ukraine


Ukraina ka fituar edicionin e 66-të të Eurovision. Pas një nate maratonë, vendi që ishte favorit absolut që në fillim dhe që arriti të grumbullonte 631 pikë është Ukraina.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mbretëria e Bashkuar mori vendin e dytë, ndërsa Spanja u rendit e treta. Pjesën dërrmuese të votave Ukraina e mori nga publiku.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Pavarësisht pushtimit rus, Ukraina arriti të udhëtonte drejt Italisë për konkursin muzikor, i cili këtë vit i  kushtohej paqes. Ngjarja e madhe dhe rezultati përfundimtar  ishte një mundësi për të theksuar vlerën e madhe të bashkëjetesës paqësore të popujve.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Edhe vetë këngëtari pas performacës së tij pati një thirrje për të gjithë të pranishmit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Ju lutemi ndihmoni Ukrainën, Mariupol. Ndihmoni Azovstal tani” bërtiti këngëtari Oleh Psyuk nga skena pasi performoi këngën e grupit ukrainas.

25 vendet që shkuan në finale dhe pikët që arritën të merrnin

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Pjesëmarrja e Ukrainës dhe Eurovision i radhës

Siç ishte paralajmëruar shumë kohë më parë, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës , suedezët kanë ofruar që Eurovision i ardhshëm të zhvillohet në Suedi.

Suedezët kishin kontaktuar me delegacionin ukrainas dhe shprehën gatishmërinë për të pritur garën në Stokholm, në rast se Ukraina fiton vendin e parë.

Kënga “Stefania” që në momentin e parë, u kthye në një himn informal të vendit, i cili së fundmi është sulmuar nga forcat ruse.

Këngëtari Oleh Psiuk ishte shprehur për këngën:“Kënga është shkruar shumë kohë para luftës. Iu kushtua nënës sime, por pas pushtimit dhe luftës, mori dimensione të tjera dhe shumë njerëz filluan ta identifikonin me Ukrainën si atdheun e tyre. Tani është në zemrat e shumë ukrainasve dhe popullariteti dhe simbolika e tij janë rritur ndjeshëm”.

Kujtojmë që Shqipëria u përfaqësua në Eurosong me Ronela Hajatin me këngën “Sekret” që mori shumë kritika për muzikën, tekstin dhe performancën, duke mos arritur të kapë finalen e kompeticionit më të madh evropian.

Related Articles

Back to top button