COVID-19

Mbi 1900 infektime në 24 orët e fundit, Covidi i merr jetën 6 personave, 17 në gjendje të rëndë


Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 6757 testime, ku kanë rezultuar pozitiv me Covid, 1905 qytetarë dhe 6 pacientë kanë humbur jetën.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi i plotë:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 6757 testime, 1905 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 710 të shëruar në 24 orët e fundit

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 6757 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1905 qytetarë, në këto bashki:

823 në Tiranë, 100 në Durrës, 77 në Elbasan, 74 në Vlorë, 70 në Gjirokastër, 68 në Shkodër, 56 në Fier, 53 në Kamëz, 45 në Sarandë, nga 38 qytetarë në Berat, Lushnje, 37 në Korçë, 36 në Mirditë, 30 në Lezhë, 29 në Krujë, nga 18 qytetarë në Cerrik, Pogradec, Mallakastër, nga 16 qytetarë në Kavajë, Peqin, nga 15 qytetarë në Dimal, Patos, nga 14 qytetarë në Divjakë, Kuçovë, nga 13 qytetarë në Gramsh, Vorë, 12 në Tepelenë, 11 në Has, nga 10 qytetarë në Kukës, Dibër, Mat, Delvinë, 9 në Skrapar, nga 8 qytetarë në Belsh, Devoll, Memaliaj, nga 6 qytetarë në Libohovë, Kolonjë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Himarë, Shijak, Kurbin, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Këlcyrë, Prrenjas, nga 3 qytetarë në Përmet, Dropull, Rrogozhinë, Malësi e Madhe, 2 në Maliq, nga 1 qytetar në Poliçan, Konispol, Selenicë, Tropojë, Pukë.

Janë 16,507 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Lushnja 60 vjeç, një qytetar nga Elbasani 72 vjeç, dy qytetarë nga Tepelena të moshave 74-81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 82-84 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 710 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 204,809 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1905

Të shëruar në 24 orë       710

Të shtruar në spitale       117

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                 6757

Testime totale              1,549,558

Raste pozitive                 224,569

Raste të shëruara             204,809

Raste Aktive                      16,507

Humbje jete                         3,253

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            8078

Durrës             1343

Fier                 1329

Elbasan           1198

Vlorë                997

Shkodër          978

Gjirokastër     694

Berat               555

Lezhë              513

Korçë               461

Dibër                214

Kukës               147

Related Articles

Back to top button