COVID-19

Mbi 400 të infektuar me Covid-19, 8 qytetarë humbin jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë, 15 pacientë në gjendje të rëndë


Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 2657 testime, ku kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 405 qytetarë dhe janë shënuar 8 humbje jete. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Janë shëruar 548 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi i MSH:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,657 testime, 405 qytetarë të infektuar, 8 humbje jete dhe 548 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2,657 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 405 qytetarë, në këto bashki: 152 në Tiranë, 28 në Durrës, Fier, 18 në Korçë, 16 në Kamëz, 14 në Elbasan, 13 në Vlorë, 12 në Mallakastër, 8 në Shkodër, Kavajë, Gjirokastër, 7 në Bulqizë, Lushnje, Berat, 6 në Rrogozhinë, Sarandë, 5 në Mat, Patos, 4 në Kurbin, Poliçan, 3 në Shijak, Krujë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Cërrik, Peqin, 2 në Vau i Dejës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 1 në Kukës, Pukë, Mirditë, Vorë, Dibër, Klos, Selenicë, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Belsh. Janë 7,459 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Dy qytetarë nga Fier 51- 70 vjeç, një qytetar 56 vjeç nga Tropoja, tre qytetarë nga Tirana 61- 91 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Bulqiza dhe një qytetar nga Durrësi 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. 

Janë shëruar 548 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (27 Nëntor 2021) 

Raste të reja ditore 405 

Të shëruar në 24 orë 548 

Të shtruar në spitale 149 

Humbje jete në 24 orë 8 

Testime ditore 2,657 

Testime totale 1,388,238 

Raste pozitive 199,137 

Raste të shëruara 188,593 

Raste Aktive 7,459 

Humbje jete 3,085 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë 3,880 

Fier 703 

Gjirokastër 539 

Shkodër 489 

Durrës 409 

Berat 387 

Elbasan 340 

Vlorë 228 

Korçë 213 

Lezhë 159 

Dibër 64 

Kukës 48

Related Articles

Back to top button