COVID-19

Mbi 400 të infektuar me Covid, 3 qytetarë humbin betejën me virusin, 14 pacientë në gjendje të rëndë


Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 2503 testime, ku kanë rezultuar pozitv me Covid-19, 466 qytetarë dhe janë shënuar 3 humbje jete. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,902 që nga fillimi i epidemisë. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi i MSH:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2503 testime, 466 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete dhe 524 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: 

Janë kryer 2503 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 466 qytetarë, në këto bashki: 186 në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Shkodër, nga 20 qytetarë në Durrës, Elbasan, 18 në Lushnje, 16 në Vlorë, 14 në Kavajë, 10 në Vorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Tepelenë, 8 në Korçë, nga 7 qytetarë në Skrapar, Sarandë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Patos, Përmet, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Gjirokasër, Mallakastër, Krujë, Kurbin, 4 në Bulqizë, nga 3 qytetarë në Devoll, Berat, nga 2 qytetarë në Belsh, Memaliaj, Divjakë, Roskovec, Mat, Shijak, Kukës, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Pogradec, Poliçan, Peqin. Janë 6633 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 75 vjeçe, një qytetar nga Kruja 81 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,902 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (2 Dhjetor 2021) 

Raste të reja ditore 466 

Të shëruar në 24 orë 524 

Të shtruar në spitale 142 

Humbje jete në 24 orë 3 

Testime ditore 2503 

Testime totale 1,398,152 

Raste pozitive 200,639 

Raste të shëruara 190,902 

Raste Aktive 6,633 

Humbje jete 3,104 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë 3346 

Fier 673 

Gjirokastër 529 

Shkodër 473 

Berat 370 

Durrës 346 

Elbasan 295 

Vlorë 204

Lezhë 142 

Korçë 141 

Dibër 69 

Kukës 45

Related Articles

Back to top button