COVID-19

Mbretëria e Bashkuar miratoi pilulën kundër Covid-19, flet Manastirliu: Jemi në negociata me Pfizer …

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Shqipëria ka kontaktuar me kompaninë Pfizer, pas miratimit të pilulës kundër Covid-19 që u miratua në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo shprehet ne News24 se Shqipëria gjithashtu është në kontakte me kompaninë Pfizer e cila po prodhon një medikament të ngjashëm që do të ndihmojë në trajtimin e virusit. Sipas ministres, ky medikament do të jetë një “arsenal” shtesë për vaksinën si dhe do të ndihmojë në trajtimin e pacientëve në spitale.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

“Shpenzimet e COVIDit në të gjithë botën janë të larta. Sa herë që burimi është PD, nuk është i besueshëm. Format e rënda të koronavirusit duhet të trajtohen në spital, ku mund të marrin dhe trajtimet falas. Nëse duan ti paraprijnë spitalet, duhet të ndjekin protokollet e dhëna nga mjekët e familjes. Duhet ndjhekur mjeku i familjes që të jep barnat dhe që disa janë falas që i rimburson falas. Tashmë Britania e Madhe ka miratuar ilaçin e parë kundër koronavirusit. Kemi kontaktuar menbjëherë me Merk-un. Kemi kontaktuar, kemi marrë në kontakt me Pfizer e cila po prodhon një bar që quhet proteaz kundër koronavirusit. Do të jenë një mbështetje për vaksinat dhe trajtimet dhe reduktimin me 50% të fazave të rënda. Kemi krijuar mundësinë dhe transportin direkte. Me anë të një instrumenti të BE-së për sigurimin e barnave, të jemi dhe ne me këtë listë që të sigurojmë këto barna. Ne e blemë Remdesivirin përmes një instrumenti të Bashkimit Europian” – tha Manastirliu.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button