AKTUALITET

Me 13 mijë euro në çantën e dorës, arrestohet në Qafë Thanë shtetasi rumun


Një shumë prej 13 mijë eurosh të padeklaruara janë sekuestruar ditën e sotme në Doganën e Qafë Thanës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në njoftimin për mediat thuhet se përveç shumës së sekuestruar është ndaluar dhe poseduesi i parave shtetasi rumun me ininciale I.C, i cili i kishte fshehur në çantën e dorës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi i plotë:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sekuestrohen 13 mijë euro të padeklaruara në Doganën e Qafë Thanës

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave te Kalimit Kufitar, strukturat e Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle ‎ndaj udhëtarëve në hyrje/dalje të Pikave të Kalimit Kufitar të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.

Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Grupeve Operacionale të Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat Degës Doganore Qafë Thanë, dhe të Policisë Kufitare, u ‎ndalua shtetasi I.C. me shtetësi rumune, të cilit pas kontollit të detajuar fizik dhe me skaner, iu konstatua në çantën e dorës, vlera në valutë e padeklaruar prej 13.350 EUR.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intesifikuar ‎kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve të cilët kalojnë në P.K.K. të R.SH. për detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlere, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, te cilat jane me vlere me te madhe se 10.000 EUR.

Informacion më të detajuar, në lidhje me detyrimin për deklarim të vlerave monetare mbi 10.000 EUR, i gjeni në faqen e internetit të doganës: www.dogana.gov.al

Related Articles

Back to top button