AKTUALITET

“Me bimë medicinale”, misteri i avionit të vogël që u rrëzua në Kelmend, një “Fuoristradë” mori pilotin dhe pasagjerin (DETAJE)


Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me avion e vogël që është rrëzuar ditën e sotme në zonën e Kelmendit në Malësinë e Madhe.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet me dije se avioni i vogël tip “piper” ka bërë ulje të detyrueshme pasi ka pasur një defekt.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Avioni është ulur fillmisht, më pas ka tentuar të ngrihet por nuk ka arritur, pasi është përplasur me disa pisha dhe është ulur serish.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Mirëpo ajo që e bën mister këtë ngjarje është se pas incidentit, një makinë tip fuoristradë e bardhë ka ardhur dhe ka marrë 2 persona që gjendeshin në avionin privat, pilotin dhe pasagjerin të cilët sipas personave që ndodhen në vendngjarje flisnin shqip.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sipas burimeve në avionin e vogël janë gjetur disa bimë medicinale.

Policia nodhet në vendnin e ngjarjes dhe po puno për zbardhjen e ngjarjes.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, është marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël.

Menjëherë janë nisur shërbimet nga DVP Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, së bashku me Policinë Kufitare për verifikimin e rastit.

Related Articles

Back to top button