FASHIONLIFESTYLE & SHOWBIZ

Më luksozja 150 mijë euro, zbulohen VIP-at që kanë mjete luksoze! Bora Zemani i habit të gjithë


Skandali i publikimit të databazës me rrogat dhe të dhënat e mijëra shqiptarëve ka nxjerrë në dritë detaje dhe informacione që nuk do merreshin vesh kurrë. Pasi shqiptarët morën vesh rrogat e njëri-tjetrit, radhën e pati databaza me targat e më shumë 500 mijë shqiptarëve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në këtë databazë ndodhen të detajuara të dhënat e makinave në Shqipëri, me targa, ngjyrë, tipi makinës, lloji, dhe emri i pronarit. Sipas “Panorama” Benzi është makina e preferuar që VIP-at shqiptarë kanë dhe pas saj vjen Audi dhe makina të tjera me çmime të ndryshme në treg.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kështu, Luana Vjollca këngëtare dhe moderatore ka në pronësi një “BMW X6” ngjyrë të kuqe, e cila ka një çmim që varion nga 65 mijë deri në 100 mijë euro. Ndërsa motra e saj, Marina Vjollca ka në pronësi një “Mercedes Benz CLS400 D 4MATIC”, që në treg arrin një çmim deri në 150 mijë euro.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ndërkohë Çiljeta Çilaga ka në pronësi një “Range Rover”-i “Evoque” me çmim që arrin nga 50 mijë euro deri në 150 mijë euro. Orinda Hysko, moderatorja e njohur ka në emër të saj tre makina të regjistruara dhe një prej tyre është një “Mercedes Benz GLK 220 CDI 4matic”, vlera e të cilit në treg arrin deri një 130 mijë euro. Arbana Osmani në këtë databazë ka të regjistruar në emrin e saj një “BMW X5”, e cila në treg arrin në një çmim deri në 60 mijë euro.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Romeo Veshaj ka në pronësi një “Porsche Cayenne” dhe një “BMW K1200”, ndërsa Donaldi ka një “Mercedes Benz c 200 Bluetec” dhe “Fiat Multipla”. Ndërsa Ermal Mamaqi ka një Mercedez fuoristradë dhe një makinë sportive si “bombardier can am” ndërsa bashkëshortja e tij, Amarda Toska, ka në pronësi një “Renault captur”.

Vlen të thuhet se ka edhe VIP-a që kanë makina më pak të kushtueshme se kolegët e tyre të cilët duket se nuk janë kursyer fare për luksin e makinave. Këtu përmendet Flori Mumajesi, Ledion Liço, Gentjan Zenelaj apo Turjan Hysko dhe Bora Zemani që s’kanë asnjë makinë të regjisturar në emrin e tyre. /Panorama.plus

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”


Related Articles

Back to top button