KRONIKËLAJMI FUNDIT

Me mjekër dhe besimtar – Kush është klienti i dhunshëm që masakroi kryekamarierin te ‘Fish City’


Erjon Llapushi, një personazh i njohur i botës së krimit, nga Pogradeci, është autori i ngjarjes së rëndë, që i mori jetën kryekamarierit të ‘Rozafa Fish City’ në periferi të Elbasanit. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

I riu, një besimtar dhe praktikant mysliman, kishte shkuar si klient në restorantin e njohur të Gjergj Lucës, ‘Rozafa Fish City’, në dalje të Elbasanit dhe në drejtim të Librazhdit, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve, Gazment Kurmaku, e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kryekamarieri i ka kërkuar të ngrihej dhe të ulej në një tavolinë tjetër.  

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Llapushi e ka refuzuar kërkesën e Kurmakut dhe në debat e sipër e godet atë në bark me një thikë të marrë në tavolinë, ndërsa e ka goditur edhe me sende të forta në kokë. 50-vjeçari mori plagë të rënda dhe pësoi vdekje klinike.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”
Kamarieri Gazment Kurmaku

Ndërsa ndërroi jetë pasditen e sotme në QSUT, ku po mbahej në trajtim intensiv prej 5 ditësh.

Ndërkohë në foton e siguruar nga Syri.net të autorit të ngjarjes, Erjon Llapushit, ky i fundit shkruante në rrjetin e tij social “Facebook” se i përkiste besimit islam. Në profil ai shkruante: “O Allah ma mer jeten si Besimtar Musliman”.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Erjon Llapushi është personazh i njohur për policinë. Ai është arrestuar disa herë dhe i dënuar me burg për ushtrim dhune, gjobëvënie dhe trafik droge.

Vrasësi Erjon Llapushi

Related Articles

Back to top button