POLITIKË

Me në krye Sali BERISHËN/ Grupi i Rithemelimit mbërrin në selinë e PD: Kemi ardhur të vendosemi në godinën e demokratëve! (FOTO)


Anëtarët e Grupimit për Rithemelimin e PD ka mbërritur pak minuta më parë në selinë e PD. Me në krye Sali Berishën, ata janë futur në godinën e partisë dhe janë shprehur se do të mblidhen aty, në atë që ish-kryeministri e quajti “selia e demokratëve”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Siç e shihni, janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të së ardhmes”, tha Berisha dhe të 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit ia behën në seli.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Berisha ka takuar administratën e PD dhe është drejtuar në një nga zyrtar. Mirëpo, aty ka ndodhur një e papritur që Berisha me humor e njoftoi përballë mediave që ndodhen atje.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“I ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij. Se nuk i mjafton karrigia e vetë”, tha Berisha për kreun e PD Lulzim Basha.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në selinë blu ndodhet aktualisht dhe kreu i PD Lulzim Basha, i cili po zhvillon një mbledhje me deputetët e kësaj force politike, shkruan newsbomb.al. Ata qëndrojnë të pashqetësuar, ndërkohë që zyrën përballë jamë mbledhur anëtarët e Grupit të Rithemelimit të PD.


Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button