AKTUALITET

Me shpejtësi “rrufe” në mes të Tiranës, gjykata nxjerr nga qelia shoferin që aksidentoi për vdekje këmbësorin


Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në fuqi vendimin “arrest shtepie” për shoferin, i cili përplasi për vdekje një këmbësor në datë 25 qershor 2021 në kryeqytet.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Masa e gjykatës u ndryshua nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” në datë 22 shtator të këtij viti, por Prokuroria e Tiranës ankimoi vendimin që lironte nga burgu drejtuesin e mjetit, shtetasin me iniciale M.H.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

 Njoftimi i plotë:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ngjarja e ndodhur me datë 25.06.2021 në Tiranë, pranë restorant “Diplomat” në Bulevardin “Bajram Curri”,i ka shkaktuar vdekjen e kombësorit Q.K, për shkak se drejtuesi i mjetit shtetasi M.H, po lëvizte me një shpejtësi më të lartë se ajo e lejuar në atë aks rrugor.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykiminlidhur me zëvëndësimin e masës së sigurimit për personin nën hetim M.H,i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor ”me pasojë vdekje, parashikuar nga neni290/3 Kodit Penal.

Me vendimin nr.1053/2 Akti, datë 22.09.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

-Pranimin e kërkesës, zëvëndësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në burg” në atë të “Arrestit në shtëpi” për personin nën hetim M.H.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.. Prokurori depozitoi kërkesë për heqjen dorë nga ankimi.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 949 datë 18.10.2021 vendosi:

-Mospranimin e ankimit kundër vendimit nr. 1053/2 Akti, datë 22.09.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, 18.10.2021

Related Articles

Back to top button