AKTUALITET

Menjëherë pas denoncimit për veprimet e Policisë së Fierit, ka reaguar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Menjëherë pas denoncimit të Fiks Fare për veprimet e Policisë së Fierit e cila nuk mori asnjë masë pas denoncimit të vajzës 15 vjeçare dhe nënës së saj, për 1 grup të rinjsh që kërkonin ta trafikonin vajzën, madje edhe e kishin dhunuar atë, reagoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, zoti Gledis Nano.
Në reagimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit thuhet se : Menjëherë pas transmetimit të këtij denoncimi në Fiks Fare


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano e ka vlerësuar me përgjegjësi të lartë këtë rast dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, një grup pune, me qëllim verifikimin e proceduarave standarde të ndjekura nga ana e strukturave të Policisë Fier, si dhe të pretendimeve që shtetasja e mitur dhe nëna e saj kanë ndaj veprimeve të policisë.

Marketing në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button